Mirëmbajtësi teknik
Zëri i Sheshit / MigjeniApp është krijuar dhe mirëmbahet teknikisht nga Juxhin Cela.
Juxhin jeton mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe punon me biznese të vogla dhe të mesme shqiptare në reklamim dhe komunikim.
Përgjegjësi publike
Kjo faqe është për përgjegjësi teknike, jo për përfaqësim politik të protestës.
Zëri i Sheshit / MigjeniApp është krijuar dhe mirëmbahet teknikisht nga Juxhin Cela.
Juxhin jeton mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe punon me biznese të vogla dhe të mesme shqiptare në reklamim dhe komunikim.
Kjo faqe ekziston për përgjegjësi publike: nëse qytetarët, gazetarët, zhvilluesit ose kritikët kanë pyetje për procesin teknik të aplikacionit, duhet të dinë kush e mirëmban dhe ku mund të drejtohen.
Pyetjet duhet të jenë vetëm për procesin teknik, privatësinë, regjistrin publik, sigurinë, mënyrën si numërohen votat dhe si mund të kontrollohen rezultatet.
Kufiri etik
Mirëmbajtësi teknik nuk përfaqëson protestuesit dhe, për arsye etike, nuk komenton në emër të protestës për çështje politike. Aplikacioni është vetëm një mjet që idetë dhe kërkesat e protestuesve të shprehen, të votohen dhe të kontrollohen publikisht.
Mirëmbajtësi mund të kujdeset për aplikacionin, serverin, faqen dhe konfigurimin e votimeve të reja. Një votim i hapur nuk duhet të ndryshohet; për një ditë ose votim të ri krijohet event i ri, me rregulla dhe hash të ri publik.
Qëndrim personal
Duke qenë i vetëdijshëm se në Shqipëri edhe perceptimi mund të përdoret për të dëmtuar një kauzë të drejtë, kam zgjedhur të qëndroj një hap pas në hapësirën fizike të protestës.
Kam pasur dikur një angazhim shumë të shkurtër politik, për rreth një vit, dhe prej afro 15 vitesh nuk kam qenë pjesë e atij sistemi. Megjithatë, nuk dua që historia ime personale, sado e largët dhe e kufizuar, të përdoret nga askush për të paragjykuar protestën apo për ta lidhur padrejtësisht me interesa të vjetra politike.
Për këtë arsye nuk marr mikrofonin, nuk flas në emër të protestuesve dhe nuk kërkoj të jem fytyrë publike e saj. Mbështetjen time e jap në hapësirën time personale, në rrjete sociale dhe përmes ndihmës teknike.
Qëllimi im është të ndihmoj që zëri i protestuesve, veçanërisht i brezit të ri, të shprehet më qartë, të votohet më rregullisht dhe të kontrollohet publikisht, pa e rënduar protestën me perceptime që nuk i shërbejnë asaj, për ta mbrojtur atë që ajo pikërisht të ketë sukses.
Besimi nuk duhet të mbështetet te emri i një personi. Besimi duhet të mbështetet te procesi: regjistri publik, kodet anonime, hash-i, snapshot-i jashtë serverit dhe mundësia që rezultatet të kontrollohen nga kushdo.
Përdoreni këtë kontakt për pyetje, kritika ose raportime teknike rreth aplikacionit dhe procesit të verifikimit.